Rënia e Vllaznisë në Kategorinë e Parë, ja si përfiton skuadra e Orikumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2018 | 23:49

Rënia e Vllaznisë në Kategorinë e Parë, ja si përfiton skuadra e Orikumit

Orikumi do të ndeshet ditën e premte me Vllazninë B në takimin “Play-Off”, ku do të mësohet skuadra që do të luaj vitin tjetër në të Parën.

Vllaznia2

Humbja e sotme e skuadrës së parë të Vllaznisë ndaj Partizanit, e ka turbulluar ndjeshëm qëndrimin në Superiore. Kjo gjë i shkon përshtat Orikumit.

Në rast se skuadra e Vllaznisë do bjerë në Kategorinë e Parë, automatikisht Vllaznia B shkon në Kategorinë e Dytë, ndërsa Orikumi, pavarësisht të rezultatit të ndeshjes së ditës së premte, do të shkojë në Kategorinë e Parë. Kjo skuadër ka disa vite që e kërkon ngjitjen në të Parën, dhe me sa duket ka ardhur momenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"