Rënia e Aldo Teqjës nga kati i gjashtë, reagon edhe FSHF-ja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 23:06

Rënia e Aldo Teqjës nga kati i gjashtë, reagon edhe FSHF-ja

Rënia e Aldo Teqjës, portierit të Partizanit nga kati i gjashtë ka tronditur futbollin shqiptar këtë mbrëmjë.

aldo teqja

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas këtij lajmi të rëndë, duke thënë se Teqja tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, FSHF-ja bën me dije se është pranë lojtarit dhe familjes për të ndihmuar në rikuperimin e lojtarit.

Ja postimi i FSHF-së:

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident.

Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjëndja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshdueshëm nga mjekët.

Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos.
Forca Aldo
Forca kampion”.

fshf

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"