Renditja/ Vora me hap kampioni në grupin A, Elbasani dhe Orikumi ndajnë grupin B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 18:28

Renditja/ Vora me hap kampioni në grupin A, Elbasani dhe Orikumi ndajnë grupin B

Java e 8-të e Kategorisë së Dytë u luajt ditën e djeshme, dhe tashmë të dy grupet kanë marrë formë në klasifikimin e përgjithshëm, me pretendentët që kanë shfaqur ambiciet për tu ngjitur një kategori më lart.

kategoria_e_dyte_nr

Në grupin A, Vora renditet e para, me 21 pikë të grumbulluara, ndërsa vetëm Veleçiku ka ruajtur hapin e saj, dhe ndjek me dy pikë më pak. Kujtojmë që Mamurrasi është përjashtuar nga kampionati, dhe ekpieve që kanë luajtur me të u janë zbritur pikët.

kategoria e dytw grupi a renditja

Në grupin B, hapi fals i Elbasanit, ka bërë që Orikumi të arrijë elbasanllinjtë në renditje, dhe të dyja skuadrat numërojnë 18 pikë. Lufta në këtë grup duket më e fortë, teksa ndjekin edhe Butrinti me 17 pikë, e Albeptroli e Maliqi me nga 16 pikë.

kategoria e dytw grupi b renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"