Renditja/ Skënderbeu shkëputet dhe “vret” kampionatin, Kamza skuadra surprizë që vazhdon ndjekjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 22:57

Renditja/ Skënderbeu shkëputet dhe “vret” kampionatin, Kamza skuadra surprizë që vazhdon ndjekjen

Teksa u mbyll java e 13-të e Kategorisë Superiore, edhe renditja e skuadrave në tabelën e klasifikimit ka marrë një formë të re. Sfida më e rëndësishme e kësaj jave, mes Skënderbeut dhe Kukësit, pa si fitues korçarët, fitore kjo e cila i dha edhe shkëputjen në vendin e parë.

Kategoria-Superiore-e-re-2017b

Tashmë, Skënderbeu gjendet në vendin e parë, me 31 pikë. Skuadra që e ndjek nga pas, është ajo nga e cila më pak pritej në fillim të sezonit. Kamza është ekipi surprizë, që pas 13 javësh renditet e dyta, me 23 pikë të grumbulluara.

Skenderbeu festa

Kukësi dhe Flamurtari ndjekin, përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt, me nga 22 pikë. Më pas, vijnë Laçi e Partizani, ekipe këto që po ashtu kanë të njëjtin numër pikësh, nga 18 secila.

Kamza5

Fundi mbyllet me Vllazninë në vendin e tetë, me 12 pikë, dhe Luftëtari që lufton për mbijetesën me vetëm 10 pikë. Lushnja është e fundit, dhe pas 13 javësh, ka vetëm 5 pikë në total.

renditja superiore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"