RENDITJA/ Skënderbeu kryeson i vetëm, fundi i tabelës surprizon me Kukësin dhe Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 23:12

RENDITJA/ Skënderbeu kryeson i vetëm, fundi i tabelës surprizon me Kukësin dhe Tiranën

Teksa u mbyll java e dytë e Kategorisë Superiore, i vetëm kryeson Skënderbeu. Pas dy takimesh, korçarët janë ekipi i vetëm që kanë korrur dy fitore, ndërkohë që në vendin e dytë dhe të tretë, me kuotë të barabartë pikësh, ndjekin Laçi dhe Flamurtari, të cilët kanë nga 4.

kategoria-superiore-470x338

Ndërkohë, Partizani, Kamza dhe Kastrioti numërojnë nga 3 pikë, ndërsa Teuta qëndron në vendin e shtatë me 2 pikë. Kukësi dhe Tirana mbeten në fund me vetëm një barazim në dy ndeshje, ndërsa Luftëtari mbyll, me dy humbje në ndeshjet e para.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"