Renditja/ Shqipëria e mbyll në vendin e tretë, Spanja na jep një dorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2017 | 23:10

Renditja/ Shqipëria e mbyll në vendin e tretë, Spanja na jep një dorë

Shqipëria ka mbyllur me humbje eleminatoret e Kampionatit Botëror, Rusi 2018, por ka arritur që të ruajë vendin e tretë në grupin G. Kuqezinjtë kanë grumbulluar 13 pikë në 10 ndeshje, duke lënë pas Izraelin me 12 pikë. Ashtu siç edhe ishte parashikuar fillimisht, grupin e ka fituar Spanja me 28 pikë, e ndjekur nga Italia me 23 pikë.

Shqiperia

Ekipi i De Biazit dhe në katër ndeshje i Panuçit arriti të koleksionojë 4 fitore (me Izraelin, Maqedoninë dhe 2 me Lihteshteinin); 1 barazim (me Maqedoninë jashtë) dhe pesë humbje (2 me Spanjën, 2 me Italinë dhe një me Izraelin. Në vendin e pestë është renditur Maqedonia, me 11 pikë, ndërsa Lihteshteini nuk ka marrë asnjë pikë.

adsdv d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"