Renditja provizore/ Vllaznia e Josës ngjitet në vendin e tretë, ja si ndryshon tabela pas triumfit të shkodranëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 20:17

Renditja provizore/ Vllaznia e Josës ngjitet në vendin e tretë, ja si ndryshon tabela pas triumfit të shkodranëve

Vllaznia triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Kastriotit, në sfidën e vetme të zhvilluar ditën e sotme në kuadër të javës së 5-të të Superiores, e cila do të mbyllet ditën e nesërme me supersfidën Kukësi-Partizani që do të zhvillohet në orën 15:00 në “Kukës Arena”.

superiore

Me triumfin ndaj krutanëve, skuadra e Mirel Josës, u ngjit në vendin e 3-të në renditje me 9 pikë në 5 ndeshje, po aq sa Partizani që mban vendin e dytë me golavarazh më të mirë se shkodranët. Ndërkohë për sa i përket Kastriotit, skuadra e Çelës është pozicionuar në vendin e 7-të me 5 pikë në 5 ndeshje. Kujtojmë që në 3 sfidat e tjera të javës së 5-të të luajtur të premten dhe të shtunë, triumfuan Erzeni dhe Tiranë, ndërkohë që Bylis dhe Egnatia ndanë pikët mes tyre.

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"