Renditja provizore e javës së 17-të/ Kukësi dhe Laçi -3 nga Tirana, vuajnë Skënderbeu me Teutën. Si ndryshon tabela e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 18:59

Renditja provizore e javës së 17-të/ Kukësi dhe Laçi -3 nga Tirana, vuajnë Skënderbeu me Teutën. Si ndryshon tabela e Superiores

Java e 17-të e Superiores po prodhon surpriza pafund! Dueli mes Vllaznisë dhe Egnatias, ngriti siparin e kësaj jave. Shkodranët nuk shkoi me shumë se barazimi 1-1, teksa surprizat vijuan edhe ditën e shtunë ku u zhvilluan edhe 2 përballjet interesante, ajo mes Partizanit dhe Kastriotit dhe Teuta-Laçi.

KATEGORIA-SUPERIORE logo

Në “Elbasan Arena”, të kuqtë e Mehmetit nuk shkuan më shumë se barazimi pagola ndaj Kastriotit të vendit të fundit, ndërkohë që në sfidën e zhvilluar në Rrogozhinë mes Teutës dhe Laçit, kampionët në fuqi, zhgënjyen sërish, duke regjistruar humbjen e katërt radhazi.

“Djemtë e Detit” të drejtuar nga Edi Martini, janë futur në krizë të thellë rezultatesh duke rrezikuar edhe rënien, me vetëm 18 pikë të grumbulluara në 17 javë.

Për sa i përket Laçit, me triumfin 2-4 të ditës së shtunë, bardhezinjtë kanë ngushtuar diferencën në 3 pikë ndaj Tiranës, që të hënën do të përballen ndaj Dinamos, në derbin e kryeqytetit. Bardhezinjtë janë në të njëjtën kuotë pikësh me Kukësin e Longos.

Ditën e sotme, Kukësi arriti të triumfonte 1-0 ndaj Skënderbeut duke ngushtuar diferencën në -3 ndaj Tiranës që ka një ndeshje më pak dhe duke rritur ndjeshëm shanset për të rivalizuar me bardheblutë e Memellit. Pas kësaj humbje korçarët janë pozicionuar në vendin e 8-të me 16 pikë në 17 javë, 1 më pak se Egnatia.

rendija

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"