Renditja provizore/ Disfata për pretendentët, Partizani ende jashtë “Final 4”. Ja situata e Superiores në startin e javës së 7-të
“Abissnet Superiore” luajti dy ndeshjet e para të javës së shtatë me dy pretendentet e këtij sezoni që kanë humbur.
Egnatia pësoi një disfatë në shtëpi përballë Teutës me rezultatin 0-1, por që nuk e lëvizi nga kreu i renditjes, teksa Teuta largohet momentalisht nga zona e “ftohtë” duke u ngjitur në vendin e shtatë.
Një tjetër surprizë erdhi nga Korça, me Skënderbeun që mundi Partizanin me rezultatin 1-0. Kështu korçarët ngjiten në vendin e dytë, ndërsa “demat” vazhdojnë të jenë jashtë “Final 4” me dy ndeshje më pak.
Ditën e nesërme, më datë 2 tetor do të luhen sfidat Kukësi-Erzeni dhe Dinamo-Vllaznia, ndërsa më datë 3 tetor luhet sfida e fundit e javës së shtatë mes Tiranës dhe Laçit.
REZULTATET:
E DIEL (01.10.2023)
EGNATIA 0-1 TEUTA
SKËNDERBEU 1-0 PARTIZANI
NDESHJET:
E HËNË (02.10.2023)
KUKËSI – ERZENI 14:00
DINAMO – VLLAZNIA 18:00
E MARTË (03.10.2023)
TIRANA – LAÇI 14:00
RENDITJA:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"