RENDITJA/ Luhen 3 sfidat e Grupit I, Shqipëria pozicionohet në vendin e… dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2021 | 23:45

RENDITJA/ Luhen 3 sfidat e Grupit I, Shqipëria pozicionohet në vendin e… dytë

U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për Grupin I, të eliminatoreve të Botërorit, ku bën pjesë edhe Shqipëria, teksa nuk munguan surprizat.

Shqiperia2

Spikat barazimi 3-3 mes Hungarisë dhe Polonisë. Një rezultat ky që i shkon përshtat kuqezinjve, teksa në përballjen tjetër Anglia bëri detyrën duke triumfuar me rezultatin 5-0 në shtëpi ndaj San Marinos.

Me fitoren në transfertë ndaj Andorrës, Shqipëria, është pozicionuar në vendin e dytë, pas ndeshjeve të para, me pikë të barabarta me kombëtaren e “3 luanëve”.

Renditja2

Në sfidën e radhës, që do të zhvillohet të dielën e 28 marsit, Kombëtarja jonë do të presë pikërisht Anglinë në “Air Albania”, ndërkohë që Polonia përballet me Andorrën, ndërsa Hungaria me San Marinon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"