RENDITJA/ Koronavirusi ul vlerën e klubeve shqiptare, ja kush kryeson sipas faqes së specializuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 0:28

RENDITJA/ Koronavirusi ul vlerën e klubeve shqiptare, ja kush kryeson sipas faqes së specializuar

Pandemia e Koronavirusit ka ndikuar në mënyrë të menjëhershme te klubet shqiptare, këtë fakt e tregon faqja e specializuar e vlerësimeve të lojtarëve, “Transfermarkt”.

Kategoria Superiore 81

Si pasojë e krizës, rezulton se edhe elita e futbollit shqiptar ka pësuar rënie të ndjeshme të vlerave të saj e tashmë kap në total vetëm 38,08 milionë euro.  Në rast se kjo krizë do të vazhdojë gjatë në kohë, kambanat e alarmit kanë rënë, madje një pjesë e klubeve rrezikojnë edhe ekzistencën.

Klubi më i vlefshëm vazhdon të mbetet ai i Partizanit. Kampionët në fuqi të Superiores tani përllogariten se kanë në dispozicion futbollistë me një vlerë prej 5,75 milionë eurosh. Ndërkohë pas tyre qëndron Kukësi me vlerë 4.63 milionë euro, ndërkohë që në podium ndodhet edhe kryesuesja në fuqi e kampionatit, Tirana, me vlerë të futbollistëve 4.43 milionë euro.

JA LISTA E PLOTË E KLUBEVE MË VLERËN MË TË LARTË TË FUTBOLLISTËVE NË TOTAL, SIPAS TRANSFERMARKT:

RENDITJA TRANSFERMARKT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"