Postuar: Shtator 23, 2018 | 18:36
RENDITJA, Kategoria e Parë/ Vllaznia kryeson e vetme, surprizë Egnatia. Ja klasifikimi në dy grupet
Ditën e sotme, u luajtën edhe sfidat e fundit nga java e tretë në Kategorinë e Parë, dhe në të dy grupet, tabela e klasifikimit ka renditje interesante. Grupi A, sheh Vllazninë, që kryeson me pikë të plota, 9. Më pas, janë katër ekipe që ndjekin me nga 6 pikë, Dinamo, Shënkolli, Erzeni dhe Besëlidhja.
Në grupin B, është ekipi nga Rrogozhina, Egnatia, që kryeson e vetme, me 7 pikë pas tre ndeshjesh. Në vendin e dytë, gjendet Oriku me një pikë më pas, ndërkohë që vendin e tretë dhe të katërt, e mbajnë Tomori e Lushnja, me nga 5 pikë. Më poshtë, renditjet e plota për të dyja grupet.
Grupi A – Java 3
Grupi B – Java 3
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"