Renditja, Kategoria e Parë/ Vllaznia krijon diferencë me ndjekësit, në grupin B “luftë” e ashpër për kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 17:27

Renditja, Kategoria e Parë/ Vllaznia krijon diferencë me ndjekësit, në grupin B “luftë” e ashpër për kreun

Janë luajtur plotë 8 javë në Kategorinë e Parë dhe në grupin A, skuadra e Vllaznisë ka rritur që të krijojë një distancë të konsiderueshme nga vendi i dytë. Shkodranët ndodhen në vendin e parë me 22 pikë duke lënë pas Erzenin dhe Besëlidhjen me nga 15 pikë.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Dinamo ndodhet vetëm në vendin e katërt në renditje me 1 pikë më pak se vendi i dytë e i tretë. Për sa i përket fundit të tabelës është Vora që gjendet në vendin e fundit me 2 pikë, ndërsa mbi të është Burreli me 6 pikë.

Grupi A

Një situatë tjetër është në grupin B ku skuadrat e kreut nuk kanë ndonjë diferencë të madhe nga njëra tjetra. Skuadra e Besës është ajo që ndodhet në vendin e parë falë fitores së arritur sot përballë Lushnjës. Në vendin e dytë ndodhet skuadra e Bylisit me vetëm 1 pikë më pak dhe me të njëjtën diferencë larg nga vendi i dytë ndodhet dhe Pogradeci në vendin e tretë. Ndërsa në fundin e tabelës renditet Elbasani me vetëm 1 pikë të grumbulluar në 8 javët e para.

Grupi B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"