Renditja Kategoria e Parë, Grupi B/ Besa e vetme në krye, diferenca të vogla midis skuadrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2018 | 16:36

Renditja Kategoria e Parë, Grupi B/ Besa e vetme në krye, diferenca të vogla midis skuadrave

Ka përfunduar ditën e sotme dhe ndeshja e fundit e javës së shatë në Grupin B të Kategorisë së Parë. Skuadra e Elbasanit ka marrë pikën e parë në këtë sezon duke barazuar përballë Lushnjes me rezultatin 1 me 1.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Për sa i përket renditjes, skuadra e Besës është ajo që kryeson klasifikimin me 14 pikë duke lënë pas në vendin e dytë, skuadrën e Bylisit me 1 pikë më pak. Ndërsa podiumi plotësohet nga skuadra e Orikut e cila ndodhet një pikë më pak se Bylisi dhe me pikë të barabarta me Pogradecin e vendit të katërt.

Grupi B

Ka zhgënjyer skuadra e Apolonisë që mes pritshmërive të mëdha për këtë sezon, renditet vetëm në vendin e shtatë me 9 pikë pas shtatë ndeshjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"