Renditja Kategoria e Parë, Grupi A/ Vllaznia komandon e vetme kreun, ndjek Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 21:46

Renditja Kategoria e Parë, Grupi A/ Vllaznia komandon e vetme kreun, ndjek Dinamo

Janë luajtur 7 ndeshje deri më tani dhe në Grupin A të Kategorisë së Parë, skuadra e Vllaznisë komandon klasifikimin. Ekipi shkodran gjendet në vendin e parë me plot 5 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga skuadra e Dinamos.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Kryqytetasit nuk fituan dot në ndeshjen me Ilirinë këtë javë dhe nga ana tjetër edhe Vllaznia barazoi me Shënkollin. Ndërsa podiumin e klasifikimit e plotëson skuadra e Erzenit me 12 pikë. Me pikë të barabarta me Erzenin ndodhet dhe Besëlidhja, por me një golavarazh me të ulët. Për sa i përket fundit të klasifikimit, është Vora ajo që ndodhet në vendin e fundit me 2 pikë në 7 ndeshje.

Renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"