RENDITJA| Kategoria e Parë, Grupi A| Java 16/ Rivalitet i ashpër për kreun, Dinamo drejt “greminës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 13:52

RENDITJA| Kategoria e Parë, Grupi A| Java 16/ Rivalitet i ashpër për kreun, Dinamo drejt “greminës”

Kategoria e Parë, ka hyrë në një fazë tepër interesante kur janë luajtur 16 javë, teksa renditja është duke u konsoliduar javë pas jave.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x308

Në Grupin A, rivaliteti për vendin e parë, që të siguron një biletë për në Superiore, do të jetë mes Kastriotit dhe Besëlidhjas. Krutanët e trajnerit, Ramadan Ndreu, kryesojnë me 33 pikë, 4 më shumë se krutanët e Besëlidhjas.

Për sa i përket zonës së ftohtë, përveç Shkumbinit të përjashtuar nga aktiviteti, Veleçiku dhe Dinamo, janë 2 skuadrat e tjetra që po luftojnë fort për të lënë poshtë njëra-tjetrën. Kryeqytetasit ndodhen në vendin e 9-të me 8 pikë, ndërkohë që Veleçiku mban vendin e 8-të me 1 pikë më shumë.

Kujtojmë që vendi i 9-të bie direkt në Kategorinë e Dytë, ndërkohë që vendi i 8-të bënë “play out”, me një prej ekipeve të Kategorisë së Dytë, Grupi B.

Renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"