Renditja, Kategoria e Dytë/ Tërbuni udhëheq grupin A, Shkumbini “kap” Maliqin në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 18:55

Renditja, Kategoria e Dytë/ Tërbuni udhëheq grupin A, Shkumbini “kap” Maliqin në krye

Kanë përfunduar ndeshjet e vlefshme për javën e nëntë në Kategorinë e Dytë. Në Grupin A është skuadra e Tërbunit që mban kreun e klasifikimit me 18 pikë. Në vendin e dytë është skuadra e Luzi 2008 që ndjek me vetëm 1 pikë më pakë nga kreu.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Podiumi plotësohet nga Vllaznia B me 16 pikë e cila lë pas Sopotin dhe Gramshin vetëm falë golavarazhit. Në vendin e fundit gjendet skuadra e Internacional Tiranës me vetëm 4 pikë pas 9 ndeshjeve.

Renditja e Kategorise se Dytë, Grupi A

Ndërkohë në grupin B lufta për titull është bërë interesante me Maliqi kryeson i vetë me 22 pikë, ndërkohë që ndiqet nga Shkumbini dhe Devolli në kuotën e 19 pikëve. Kujtojmë që peqinasit janë dënuar me -3 pikë nga Komisioni i Disiplinës, për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtarit Paço. Për sa i përket fundit të klasifikimit është Naftëtari që gjendet në vendin e fundit me vetëm 4 pikë pas 9 ndeshjeve.

Renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"