Postuar: Qershor 25, 2020 | 17:28
RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Tomori dhe Albpetroli “dhëmb më dhëmb” për kreun, rivalitet i ashpër edhe për të shmangur… “play-out”-in
Kategoria e Dytë, është futur në një fazë tejet interesante kur kanë mbetur edhe pak javë nga fundi. Rivalitet i ashpër për kreun, ku plot 3 skuadra janë duke luftuar me njëra-tjetrën për të marrë vendin e parë në renditje, që të ngjit automatikisht në Kategorinë e Parë.
Bëhet fjalë për Tomorin, Albpetrolin dhe Maliqin. Dy të parat kryesojnë me kuotë të barabartë pikësh, ndërkohë që Maliqi, i ndjek nga pas me 3 pikë më pak.
Për sa i përket fundit të renditjes, 2 skuadra bien direkt, ku me shumë gjasa do të jetë Selenica dhe Skrapari që do të zbresin në Kategorinë e Tretë, ndërkohë që vendi i 11-të luan “play-out”.
PANORAMASPORT.AL
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
