RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Rivalitet i ashpër, 4 skuadra në luftë për kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 17:16

RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Rivalitet i ashpër, 4 skuadra në luftë për kreun

Kategoria e Dytë ka hyrë në një fazë tepër interesante teksa janë luajtur 10 javë. Një garë tepër e fortë në Grupin B, ku plot 4 skuadra janë duke luftuar për vendin e parë që të çon automatikisht në Kategorinë e Parë.

Tomori5

Bëhet fjalë për Tomorin, Albpetrolin, Maliqin dhe Butrintin. Skuadra beratase dhe ajo patosarake udhëheqin kampionatin me pikë të barabarta, ndërkohë që aty pranë qëndron Maliqi, i cili mban vendin e 3-të, me 1 pikë më pak se kryesuesit. Në vallen e pretendentëve është futur edhe Butrinti, që mban vendin e 4-t me 18 pikë, 4 më pak se kryesuesit.

Për sa i përket fundit të renditjes, Selenica ka arritur të sigurojë vetëm 3 pikë, ndërkohë që e rrezikuar është dhe Tepelena me 1 pikë më shumë.

Kategoria e Dyte

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"