RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Maliqi e mbyll fazën e parë pa humbje, Skrapari ngushëllohet me vetëm 1 pikë. Ja tabela e plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 18:56

RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Maliqi e mbyll fazën e parë pa humbje, Skrapari ngushëllohet me vetëm 1 pikë. Ja tabela e plotë

 U luajtën ditën e sotme sfidat e vlefshme për javën e 12-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë. Kjo ishte e fundit për sa i përket fazës së parë.

Maliqi

Renditja kryesohet nga juglindorët e Maliqit, që e mbyllin fazën e parë të pamposhtur. Në 12 ndeshje, skuadra e Egli Malësisë, ka arritur të sigurojë 10 fitore dhe 2 barazime, duke grumbulluar në total 32 pikë.

Në ndjekje të Maliqit, është vënë skuadra e Butrintit, që ndodhen vetëm 1 pikë mbrapa, teksa pritet një rivalitet i ashpër deri në fund të kampionatit mes këtyre 2 skuadrave. Labëria, Devolli dhe Naftëtari plotësojnë top 5-cen.

Për sa i përket fundit të renditjes, tabela mbyllet nga Skrapari me vetëm 1 pikë në 12 ndeshje dhe plot 33 gola të pësuar dhe vetëm 6 të shënuar.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"