RENDITJA, Kategoria e Dytë Grupi B/ Maliqi dhe Shkumbini bëjnë ligjin, Naftëtari katastrofë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2018 | 17:46

RENDITJA, Kategoria e Dytë Grupi B/ Maliqi dhe Shkumbini bëjnë ligjin, Naftëtari katastrofë

Rivalitet i ashpër në Kategorinë e Dytë, Grupi B. Maliqi dhe Shkumbini udhëheqin me pikë të barabarta pas përfundimit të javës së 7-të. Skuadra e trajnerit Egli Malësija kryeson falë golavarazhit më të mirë, duke u bërë kështu surpriza e bukur e Grupit B.

Maliqi4

Edhe pse përballë ka kundërshtarë me histori të madhe në futbollin shqiptar, juglindorët do të kërkojnë të shkruajnë historinë, teksa ky duket viti i duhur për të synuar ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Albpetroli është skuadra që është vënë në ndjekje të kryesuesve dhe pret një hap fals të tyre. Patosarakët kanë arritur të grumbullojnë 15 pikë në 7 javë. 4 më pak se Maliqi dhe Shkumbini.

Maliqi2

Për sa i përket fundit të renditjes, Naftëtari është duke kaluar një moment tepër të keq, me vetëm 1 pikë. Kuçovarët, që sezonin e kaluar zbritën nga Kategoria e Parë në të Dytën, po përjetojnë momentin më të keq në historinë e këtij klubi.

wdwdw6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"