RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Maliqi dhe Delvina në krye, 2 skuadra me 0 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 17:33

RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Maliqi dhe Delvina në krye, 2 skuadra me 0 pikë

Kategoria e Dytë, mbylli siparin e javës së 4-t, teksa nuk munguan rezultatet surprizë. Spikat barazimi i Maliqit në transfertë ndaj një ekipi legjendar si Tomori i Beratit, si dhe fitorja e Gramozit ndaj Selenicës, në ndeshjen e zhvilluar në Orikum.

Ndeshja

Pas përfundimit të javës së 4-t, Maliqi kryeson me 10 pikë, po aq sa Delvina që mban vendin e dytë me golavarazh më të ulët. Ndërkohë aty pranë qëndrojnë edhe Këlcyra me Albpetrolin. Patosarakët kanë një ndeshje më pak, për shkak se këtë javë ishin pushim.

Për sa i përket fundit të renditjes, Selenica dhe Memaliaj nuk e kanë provuar ende shijen e pikës, teksa mbyllin renditjen me 0 pikë. Ndërkohë Naftëtari dhe Tepelena arritën të siguronin pikën e parë këtë javë në shtëpi. Ja renditja e Grupit B.

Rendtija Grupi B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"