RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Labëria dhe Maliqi “asist” Butrintit, skuadra sarandiote merr kryesimin e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2021 | 19:19

RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Labëria dhe Maliqi “asist” Butrintit, skuadra sarandiote merr kryesimin e kampionatit

 U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për Grupi B të Kategorisë së Dytë, ku nuk munguan surprizat. Vëmendja ishte te përballja e zhvilluar në Korçë mes Maliqit dhe Labërisë që përfundoi në barazim 0-0.

kategoria_dyte_cover

Një rezultat ky që shërbeu si “asist” për Butrintin, që me fitoren në transfertë ndaj Gramozit, mori kryesimin e kampionatit. Vlen të theksohet fakti se sarandiotët e trajnerit Gurma, kanë 1 ndeshje më shumë se ndjekësit e Labërisë dhe Maliqit.

Në luftë për vendin e parë mbeten edhe Naftëtari dhe Devolli që momentalisht kanë 5 dhe 6 pikë më pak se kryesuesit e Butrintit. Për sa i përket fundit të renditjes, ajo mbyllet nga Skrapari, që nuk e ka provuar ende shijen e pikëve, teksa në 8 ndeshje të zhvilluara ka pësuar 25 gola dhe ka shënuar 6.

Renditja Gr B

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"