RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Komandon Maliqi, dritë në fund të tunelit për Naftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 16:59

RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Komandon Maliqi, dritë në fund të tunelit për Naftëtarin

Maliqi kryeson i vetëm Kategorinë e Dytë, Grupi B. Hapi fals i Shkumbinit në transfertë i ka dhënë mundësinë skuadrës së trajnerit Egli Malësija që të shkëputet nga ndjekësit, teksa në 8 javët e para, juglindorët kanë siguruar 7 fitore dhe 1 barazim.

Maliqi fitore

Gara për kreun duket tepër e ashpër, teksa në valle janë futur dhe Albpetroli me Devollin. Patosarakët mbaj vendin e 3-të me 18 pikë, 1 më pak se Shkumbini i vendit të dytë dhe 4 më pak se Maliqi kryesues.

Ndërkohë Devolli mban vendin e 4-t me 16 pikë në 8 ndeshje. 4 barazime dhe 4 fitore për skuadrën bardheblu që ka si objektiv ngjitjen. Dritë në fund të tunelit për Naftëtarin, që siguroi fitoren e parë në kampionat ndaj Shkumbinit. Kuçovarët e shohin veten në kuotën e 4 pikëve. 1 më pak se Delvina dhe 3 më pak se Gramozi dhe Butrinti.

qdewqd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"