RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B | Java 14/ 3 skuadrat e kreut me pikë të barabarta, Selenica për “Records Guinness”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 19:45


RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B | Java 14/ 3 skuadrat e kreut me pikë të barabarta, Selenica për “Records Guinness”

Kur është luajtur gjysma e kampionatit, pra 14 javë, Kategoria e Dytë, ka hyrë në një fazë tepër interesante. Një garë tepër e fortë për sa i përket vendit të parë. 

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Plot 3 skuadra, kryesojnë me pikë të barabarta. Bëhet fjalë për Tomorin, Maliqin dhe Albpetroli. Një tjetër fakt interesant që vlen për t’u përmendur, është se në këto 14 javë, skuadra maliqare, nuk e ka provuar ende shijen e humbjes.

Ndërkohë për sa i përket fundit të renditjes, skuadra e Selenicës duket se e ka prerë për në Kategorinë e Tretë. Në 14 javë, ata kanë arritur të sigurojnë vetëm 1 fitore, por edhe ato pikë i janë hequr nga Komisioni i Disiplinës, pasi nuk u paraqitën në ndeshjen ndaj Albpetrolit, disa javë më parë, teksa mbyllin klasifikimin me 0 pikë.

Selenica

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com