RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Butrinti fiton në Këlcyrë dhe ndan kreun me Përmetin, 3 skuadra me 0 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 18:09

RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Butrinti fiton në Këlcyrë dhe ndan kreun me Përmetin, 3 skuadra me 0 pikë

Përballja e zhvilluar sot mes Këlcyrës dhe Butrintit mbylli siparin e javës së tretë të Kategorisë së Dytë, Grupi B. Sarandiotët arritën të triumfonin me rezultatin 0-2 falë golave të shënuar nga Mirani dhe Thodhori, duke kryesuar kampionatin me pikë të plota së bashku me Përmetin, teksa ndiqen nga Devolli dhe Maliqi me nga 7 pikë.

Butrinti-Kelcyra

Për sa i përket fundit të renditjes, 3 skuadra nuk kanë arritur të shijojnë ende pikën e parë. Bëhet fjalë për Tepelenën, Skraparin dhe Albpetrolin. Kujtojmë që sezoni e shkuar patosarakët ishin pretendentë për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, ndërkohë që starti i këtij sezoni ka lënë për të dëshiruar.

Renditja56

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"