Renditja Kategoria e Dytë, Grupi B/ 3 skuadra për vendin e parë, “luftë” edhe në fundin e tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2018 | 18:14

Renditja Kategoria e Dytë, Grupi B/ 3 skuadra për vendin e parë, “luftë” edhe në fundin e tabelës

Në Grupin B të Kategorisë së Dytë, rivaliteti duket shumë i madh 2 javë para fundit. Elbasani, Orikumi dhe Albetroli janë 3 skuadrat që “luftojnë” për kreun e renditjes.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Edhe pse me një diferencë +2 nga vendi i dytë, elbasanlinjtë nuk duhet të humbasin në 2 ndeshjet e mbetura për të mos i ndërlikuar gjërat. Nga ana tjetër, Orikumi dhe Albpetroli do të luftojnë deri në javën e fundit për vendin e dytë, i cili të siguron 1 përballje play-off.

Renditja02

Kujtojmë që këto dy skuadra do të përballen javën e fundit së bashku, në një ndeshje që pritet të jetë si finale. Garë mjaft e egër edhe në fundit e renditjes mes Gramozit dhe Domosdovës. Kolonjarët ndodhen në fundin e renditjes me 18 pikë në 24 ndeshje, ndërsa skuadra nga Përrenjasi ka grumbulluar 1 pikë më shumë. Edhe rënia nga kategoria do të vendoset javën e fundit, ku pritet të kemi shumë ndeshje të luftuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"