RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ 3 skuadra në garë për vendin e parë, Selenica merr fitoren e parë në javën e 9-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 19:33

RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ 3 skuadra në garë për vendin e parë, Selenica merr fitoren e parë në javën e 9-të

Kategoria e Dytë, ka hyrë në një faze tepër interesante, teksa kanë arritur të evidentohen edhe skuadrat që do të luftojnë për vendet e para, si dhe ato që do të luftojnë për mbijetesë.

Albpetroli-Tomori2

Pas përfundimit të javës së 9-të, në Grupin B, kryeson Albpetroli me 21 pikë, teksa ndiqet nga Tomori me 2 pikë më pakë. Ndërkohë aty pranë qëndron edhe Maliqi i cili ka sigurur 18 pikë dhe është skuadra e vetme në Grupin B, që nuk ka provuar shijen e humbjes.

Për sa i përket fundit të renditjes, Selenica, mori këto javë 3 pikët e para dhe do të luftojë me Tepelenën dhe Naftëtarin në garën për të qëndruar në kategori.

Renditja Grupi B

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"