RENDITJA, Kategoria e Dytë Grupi A/ Vora me hapa të sigurt drejt kurorëzimit, ja si ndryshon renditja pas javës së 17-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 22:00

RENDITJA, Kategoria e Dytë Grupi A/ Vora me hapa të sigurt drejt kurorëzimit, ja si ndryshon renditja pas javës së 17-të

Vora e Artan Mërgjyshit është duke marshuar drejt rikthimit në Kategorinë e Parë. Skuadra vorake në duelin e javës së 17-të, mposhtën Gramshin me rezultatin 3-0, duke vijuar momentin pozitiv, ku me 13 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, duke grumbulluar në total deri tani 41 pikë.

kategoria-e-dyte

Në pozita komode duket edhe Veleçiku që ia doli të likuidonte Valvonën, duke “blinduar” kështu vendin e dytë me 36 pikë. Teksa Top 5-shja plotësohet nga Sopoti, Valbona dhe Naftëtari. Në luftë për të siguruar një biletë në “play off” është edhe Shënkolli.

Për sa i përket fundit të tabelës, Ada duket e dorëzuar me vetëm 2 pikë, teksa rivaliteti për skuadrën që do të shoqërojë velipojarët në Kategorinë e Tretë, duket se do të jetë mes Gramshit, Bulqizës dhe Murlanit.

RENDITJA: 

KAT 2 A

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"