RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi A/ Vora dhe Luzi “luftë” për vendin e parë, Partizani B blindon vendin e 5-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2020 | 21:17

RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi A/ Vora dhe Luzi “luftë” për vendin e parë, Partizani B blindon vendin e 5-të

Tre ndeshjet e luajtura ditën e sotme mbyllën siparin e javës së 18-të të Grupit A të Kategorisë së Dytë. Vora dhe Luzi kryesojnë me pikë të barabarta nga 43 secila, ndërkohë që vorakët kanë 1 ndeshje më pak se rivalët kavajas.

Luzi-Gramshi

Për sa i përket pjesës tjetër të renditjes, Partizani B, duket se ka “blinduar” vendin e 5-të dhe ka hedhur vështirimin sipër. “Demat e Kuq”, janë 7 pikë larg vendit të 6-të që mbahet nga Gramshi.

Kujtojmë që me sistemin e ri që do të aplikohet këtë sistem, 4 ekipe duke filluar nga vendin i dytë deri te i 5-ti do të përballen me njëra-tjetrën në fazën “play-off”, për të përcaktuar kështu skuadrën që do të luajë finalen për me vendin e 3-të nga fundi në Grupin B të Kategorisë së Parë.

Për sa i përket fundit të renditjes, Internacionali mban vendin e 12-të me 10 pikë, teksa 2 pikë më shumë ka Spartaku i vendit të 11-të. Kujtojmë që Kamza më herët është përjashtuar nga ky grup.

Renditja kat 1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"