Renditja, Kategoria e Dytë, Grupi A/ Udhëheq Tërbuni, sa shumë skuadra në ndjekje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 16:58

Renditja, Kategoria e Dytë, Grupi A/ Udhëheq Tërbuni, sa shumë skuadra në ndjekje

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së tetë të Kategorisë së Dytë. Në grupin a është skuadra e Tërbunit ajo që mban kreun e renditjes me vetëm një pikë larg vendit të dytë që është skuadra e Luzit. Diferencat në këtë grup vazhdojnë të jenë të vogla, pasi në vendin e tretë ndodhet Sopoti me Grmashin me nga 15 pikë secila.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Nga ana tjetër skuadra e Kevitan që tashmë është tërhequr nga gara ndodhet në vendin fundit të tabelës së renditjes. Ndërsa në vendin e 13-të ndodhet skuadra e Internacional Tiranës që ka vetëm 1 pikë në 8 ndeshje të luajtura.

Kategoria e Dyte

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"