Postuar: Nëntor 22, 2020 | 17:28
RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi A/ Sopoti dhe Shkumbini me pikë të plota, zhgënjim total i Mirditës. Ja tabela për 3 javët e para
Kategoria e Dytë, mbylli sot siparin e javës së tretë, ku nuk munguan rezultatet surprizë. Në Grupi B, kryeson Sopoti me pikë të plota. Në 3 ndeshjet e zhvilluara, skuadra nga Librazhdi ka arritur të realizoi 11 gola, teksa ka pësuar vetëm 1. Një ecuri e frikshme kjo e Sopotit që ka në përbërje shumë lojtarë cilësor ku spikat sulmuesi i njohur Mirel Çota.
Start fantastik ka bërë edhe skuadra e Shkumbinit, që në 2 ndeshjet e zhvilluara ka marrë 6 pikë, duke shënuar 7 gola dhe duke mos pësuar asnjë. Aty pranë në klasifikim qëndrojnë edhe Luzi, Shënkolli dhe Iliria që plotësojnë top 5-shen e ekipeve pretendente.
Për sa i përket fundit të renditjes. Klosi dhe Mirdita nuk kanë arritur të grumbullojnë asnjë pikë. Kujtojmë që Spartaku u tërhoq nga gara vetëm disa ditë para fillimit të kampionatit.
PANORAMASPORT.AL
LEXO EDHE:
Kategoria e Dytë, Grupi A/ Shkumbini dhe Shënkolli dhurojnë spektakël në transfertë, Sopoti likuidon Gramshin. Ja rezultatet
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/
