RENDITJA, Kategoria e Dytë Grupi A/ Rivalitet i ashpër për kreun, Kevitani i dorëzuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2018 | 19:00

RENDITJA, Kategoria e Dytë Grupi A/ Rivalitet i ashpër për kreun, Kevitani i dorëzuar

U luajtën sot përballjet e Kategorisë së Dytë Grupi A, ku pas përfundimit të javës së 6-të, kryesojnë Tërbuni dhe Luzi më pikë të barabarta, nga 13 secila. Aty pranë qëndron edhe Gramshi me Partizanin B. Respektivisht me 12 dhe 11 pikë.

44889291_368963830312445_7524748909789315072_n

Kujtojmë që Tërbuni dhe Gramshi kanë nga një ndeshje më pak, për shkak të javës pushim, pasi numri i skuadrave në Grupin A është tek, 13 skuadra. Për sa i përket fundit të renditjes Kevitani dhe Internacionali mbyllin tabelën me 2 pikë dhe 1 pikë në 6 ndeshje. Kujtojmë që skuadra e Kevitanit nuk u paraqitet në sfidën ndaj Vllaznisë B. Skuadra nga kryeqyteti duket e dorëzuar dhe nuk dihet nëse do e vazhdojë garën, pasi edhe sfidën e javës së 5-të nda Tiranës B e humbi në tavolinë.

Grupi A

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"