RENDITJA, KATEGORIA E DYTË/ Elbasani i lë “targën” Pogradecit, gara e mbijetesë bëhet e ethshme në Grupin B! Një skuadër bie zyrtarisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2023 | 20:45

RENDITJA, KATEGORIA E DYTË/ Elbasani i lë “targën” Pogradecit, gara e mbijetesë bëhet e ethshme në Grupin B! Një skuadër bie zyrtarisht

U luajtën ditën e sotme 5 duelet e vlefshme  për javën e 19-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë ku nuk munguan surprizat. AF Elbasani triumfoi me rezultatin 0-4 në transfertë ndaj Albpetrolit, duke thelluar diferencën në +4 nga Pogradeci i vendit të dytë që nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në Peqin.

AF Elbasani

Ndërkohë kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit, Memaliaj ka prerë zyrtarisht biletën për në Kategorinë e Tretë. Pas humbjes 1-3 ndaj Maliqit në këtë javë, memaliotët janë tashmë edhe matematikisht një kategori më poshtë.

Ndërkohë vijon gara e ethshme për sa i përket skuadrës tjetër që do të shoqërojë Memaliajn në Kategorinë e Tretë, si dhe asaj që do të shkojë në “Play Out”. Pritet një rivalitet i ashpër deri në fund mes Albpetrolit, Tepelenës, Delvinës dhe Maliqit, që do tentojnë t’i largohen zonës së ftohtë.

Rilvalitet interesant edhe për “play off”-in, ku katër skuadrat nga vendi i dytë në të pestë, do të ndeshen mes njëra-tjetrës në fundin e kampionat dhe do të synojnë një biletë për në Kategorinë e Parë, nëpërmjet kësaj faze, edhe pse rruga duket e gjatë. Pasi fituesja e ndeshjeve “play-off” do të përballet me ekipin e pozicionuar në zonën “play out” të Kategorisë së Parë.

renditja dhe rezutlatet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"