RENDITJA| Kategoria e Parë, Grupi B | Java 16/ Luftë treshe për kreun, Elbasani me një këmbë drejt rënies

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 14:15

RENDITJA| Kategoria e Parë, Grupi B | Java 16/ Luftë treshe për kreun, Elbasani me një këmbë drejt rënies

Rivaliteti i ashpër në Grupin B të Kategorisë së Parë, pas përfundimit të javës së 16-të. Apolonia, Pogradeci dhe Lushnja janë 3 skuadra që po luftojnë fuqishëm për vendin e parë, që të siguron një biletë në Kategorinë Superiore.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x308

Fierakët e Aran Mërgjyshit, kryesojnë me 35 pikë në 16 javë, 2 më shumë se liqenorët e Ardian Abazajt, si dhe 4 pikë më shumë se Lushnja. Pritet një gare e fortë deri në javët e fundit.

Për sa i përket zonës së ftohtë. Elbasani është skuadra më e rrezikuar për të zbritur në Kategorinë e Dytë. Verdhezinjtë, në 16 javë kanë arritur të sigurojnë vetëm 10 pikë, duke u pozicionuar në vendin e fundit. Ndërkohë aty pranë ndodhen edhe Shënkolli me Turbinën. Kujtojmë që 2 skuadra bien direkt nga kategoria, ndërkohë që vendi i 8-të bën “play out”, me një prek skuadrave të Kategorisë së Dytë.

Renditja455

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"