RENDITJA| Java e 35-të e Superiores/ 3 skuadra “vulosin” Europën, tashmë luhet vetëm për 1 “biletë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 19:54

RENDITJA| Java e 35-të e Superiores/ 3 skuadra “vulosin” Europën, tashmë luhet vetëm për 1 “biletë”

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e 35-të të Superiores, që prodhuan në total 15 gola. Ky sezon i elitës së futbollit shqiptar do të ulë siparin ditën e enjte, kur është planifikuar të zhvillohet edhe java e fundit. E vetmja dilemë që mbetet për t’u zgjidhur tashmë, është skuadra e katërt që do të shkojë në Europë.

Kategoria Superiore Topi

Tirana, Laçi dhe Partizani, janë 3 skuadrat që kanë arritur të sigurojnë një biletë për në arenën evropiane këtë sezon. Ndërkohë që bileta e katërt do të diskutohet mes Kukësi, Vllaznisë dhe Teutës, që do të shpresojnë deri në frymën e fundit. Gjithashtu një rol të rëndësishëm në vendin e katërt që shkon në Europë e luan dhe finalja e Kupës mes Laçit dhe Vllaznisë.

REZULTATET E JAVËS SË 35-TË: 

DINAMO-TIRANA 2-1

R.Haxhiu 9′ , Samake 49′ / Seferi 66′ (p)

KUKËSI-SKËNDERBEU 1-0

Fejizhao 38′ 

VLLAZNIA-EGNATIA 3-1

Aralica 20′ , Agbekpornu (A.G) 38′, Da Silva 70′  / Xhekson 64′ 

PARTIZANI-KASTRIOTI 4-0

H.Marku 47′, Skuka 57′ , Cara 80′, Maguete 85′ 

TEUTA-LAÇI 2-1

Hebaj 24′, Daja 90+5 / Guindo 15′ (p)

RENDITJA: 

Renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"