RENDITJA| JAVA E 26-ë/ Tirana merr arratinë, Skënderbeu i pandalshëm. Kukësi dhe Partizani me “fantazma”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2020 | 0:33

RENDITJA| JAVA E 26-ë/ Tirana merr arratinë, Skënderbeu i pandalshëm. Kukësi dhe Partizani me “fantazma”

Dita e hënë mbylli javën e 26-ë të Kategorisë Superiore.

kategoria superiore

Me kalimin e javëve, po qartësohet akoma më shumë favorite kryesor për titullin kampion. Tirana e Emanuel Egbosë mbron kreun e kampionatit dhe fiton akoma më tepër siguri për titullin kampion. Bardheblutë mposhtën minimalisht Laçin ditën e djeshme dhe kalon në kuotën e 53 pikëve.

Goli i Ngo
Nga ana tjetër, 24-herë kampionët e Shqipërisë “falenderojnë” Skënderbeun, i cili i tronditi Kukësin në Korçë duke e mposhtur me rezultatin. As ardhja e Orges Shehit në stolin e Kukësit nuk e ka ndryshuar situatën në kampin verilindor teksa nuk fitojnë prej 5 takimesh radhazi. Duket se situata e luftës për titullin kampion e sezonit të kaluar po përsëritet sërish për Kukësin.

Skenderbeu

Skënderbeu ecën me ritëm kampioni duke mposhtur nënkampionët e Shqipërisë dhe kërcënon Kukësin dhe Laçin e vendit të dytë. Skuadra e Ilir Dajës së bashku me Tiranën janë dy ekipet me ecurinë më të mirë në 2020.

Megjithëse ndodhen gati të rënë nga Kategoria Superiore, Flamurtari dhe Luftëtari prodhuan 2 befasitë e tjera të kësaj jave. Vlonjatët frenuan në Durrës Teutën me rezultatin 1-1 duke u paraqitur në fushë si rrallëherë, kurse gjirokastritët nuk e lejuan Bylisin të fitojë duke ua bërë të pamundur fitoren e parë për 2020.

bandicam 2020-03-08 15-52-43-278

bandicam 2020-03-08 15-22-32-096
Fitore me vlera morale mori Vllaznia përballë Partizanit në Shkodër. Kuqeblutë fituan minimalisht 1-0, ndërsa Partizani pretendon se nuk i është akorduar një penallti flagrante.
lika penallti

Kampionët në fuqi të vendit kanë humbur çdo shkëlqim dhe nuk identifikohen aspak me skuadrën e sezonit të kaluar. Tani Partizani noton mes Europës dhe play-out duke u ndarë prej këtyre 2 fronteve me 3 pikë.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"