RENDITJA| Java e 24-rt/ Tirana “shpartallon” Partizanin dhe nis marshimin për titullin. Kukësi me “fantazma”, Skënderbeu beson te… Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 0:11

RENDITJA| Java e 24-rt/ Tirana “shpartallon” Partizanin dhe nis marshimin për titullin. Kukësi me “fantazma”, Skënderbeu beson te… Europa

Sfida e sotme e orës 17:00 Teuta-Kukësi 2-2 mbylli javën e 24-rt të Kategorisë Superiore.

kategoria-superiore

Padyshim, që lajmi kryesor i kësaj jave është triumfi i thellë i Tiranës ndaj rivalëve të përjetshëm Partizanit me rezultatin 5-1, diçka që nuk ndodhte prej 15-16 vitesh. Bardheblutë katapultohen në vendin e parë me 47 pikë duke e zhytur Partizanin akoma më thellë në krizën e këtij sezoni.

tirana

Por, nëse në kryeqytet bëhet festë me ngjyrat bardheblu, në Durrës Kukësi del sërish kokëulur. Për herë të tretë radhazi, verilindorët dështojnë të mbrojnë fitoren në minutat e fundit të takimit. Kapituljt me Bylisin (1-1) dhe Tiranën (1-2) u plotësua sot nga Teuta, e cila ia doli të vendoste “paqe” në “Niko Dovana” pas një beteje të paepur. Titulli kampion për verilindorët po kthehet sërish në makth për këtë sezon.

FUNDI BARAZIM

Skënderbeu i Ilir Dajës flet sërish si skuadër serioze këtë sezon. Bardhekuqtë morën një fitore me vlera me rivalin direkt Vllazninë për zonën e “play-out” në Shkodër duke fituar minimalisht në çastin e fundit të takimit. Situata e mbijetesës për shkodranët fillon të bëhet serioze pasi Skënderbeu e çon diferencën me kuqeblutë me 4 pikë. Bardhekuqtë kanë hedhur vështrimin drejt Europës, teksa do të synojnë të renditen në 4 vendet e para, për ta shlyer pse jo 1 vit nga dënimi i UEFA-s me 10 vite.

bandicam 2020-02-29 14-37-36-687

Bylisi nuk gjen as ndaj Flamurtarit fitoren e parë në kampionat për 2020. Ballshiotët shpërdoruar raste pa fund dhe një penallti për të thyer vlonjatët, të cilët largohen moralisht të kënaqur nga Ballshi, por me llogaritë e kampionatit mbijetesa duket një mirazh.

bandicam 2020-02-29 14-36-27-721

Laçi i Armando Cungut mposhti Luftëtarin në Gjirokastër duke rikuperuar pozicionin në renditje duke u ngjitur në vendin e tretë me 38 pikë.

0919fe70-5ddc-4cb7-bfe4-5dc2d4d73a2c

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"