RENDITJA| JAVA E 22-të/ Partizani rigjen veten dhe beson te titulli, frenohen Tirana dhe Kukësi, vjen fitorja e parë për Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 0:38

RENDITJA| JAVA E 22-të/ Partizani rigjen veten dhe beson te titulli, frenohen Tirana dhe Kukësi, vjen fitorja e parë për Flamurtarin

Sfida Teuta-Vllaznia mbylli javën e 22-ë të kampionatit shqiptar.

bandicam 2020-02-16 18-05-51-966

Pas këtij raundi, lufta për titullin kampion është bërë akoma më emocionuese pas ndalesës së Kukësit nga Bylisi 1-1 dhe Tiranës nga Skënderbeu po me të njëjtin rezultat. Ballshiotët dhe korçarët i dhanë mundësinë e mirë Partizanit të Adolfo Sormanit të afrohet me 2 pretendentët për titull.

skenderbeu-tirana

Të kuqtë nuk e shpërdoruan këtë mundësi duke fituar bindshëm në fushën e Laçit me rezultatin 1-3. Kampionët në fuqi të vendit shkurtojnë diferencën me verilindorët në 5 pikë dhe me bardheblutë në 4 pikë. Me fitoren e sotme ndaj Laçit në kampionat, Partizani fshin eliminimin e papritur në Kupën e Shqipërisë nga Besëlidhja.

bandicam 2020-02-16 15-38-01-971

Skënderbeu provon sërish se përballë skuadrave të mëdha është një rival tepër i vështirë për t’u mundur. Bardhekuqtë i shkaktuan trajneri të Tiranës Emanuel Egbosë barazimin e parë pas 9 fitoreve radhazi në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë.

Teuta reagon në mënyrë më të mundshme në kampionat duke mposhtur me rezultatin 3-1 Vllazninë. Skuadra e Edi Martinit u rikthye te fitorja pas humbjes me Tiranën 2-1 dhe barazimit me Luftëtarin 1-1.

bandicam 2020-02-16 17-44-52-212

Pas më shumë se 9 muajsh dhe për herë të parë në këtë sezon Flamurtari fitoi ndaj Luftëtarit në Gjirokastër me rezultatin 0-1, megjithatë vlonjatët duhet të rikuperojnë plot 19 pikë për të shmangur rënien nga Kategoria Superiore.

RENDITJA:

flashscore

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"