RENDITJA, JAVA 17/ Front i ngjeshur për titullin kampion, Kukësi nuk lëshon vendin e parë. Teuta ruan ritmin me skuadrat e kryeqytetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2019 | 17:55

RENDITJA, JAVA 17/ Front i ngjeshur për titullin kampion, Kukësi nuk lëshon vendin e parë. Teuta ruan ritmin me skuadrat e kryeqytetit

Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës ishte e fundit për këtë vit kalendarik në Kategorinë Superiore.

bandicam 2019-12-23 12-25-16-810

Ky sezon në Superiore karakterizohet nga ngjeshja e skuadrave në tabelën e klasifikimit dhe diferencat shumë të vogla në pikë.

Pas 17 javësh është Kukësi, skuadra që mban vendin e parë me 31 pikë. Ndërkaq vendin e dytë e zë Bylisi që e ndjekë me një pikë më pak.

kukesii

Ndërkaq pas tyre vijnë tre skuadra me 28 pikë. Bëhet fjalë për Teutën, Tiranën dhe Partizanin që nuk i ndahen njëra-tjetrës edhe këtë javë, duke ruajtur të njëtin ritëm.

Laçi mbetet në vendin e gjashtë me 25 pikë, e ndjekur prej Vllaznisë që humbi nga Partizani dhe tashmë ka 23 pikë.

bandicam 2019-12-23 14-08-51-186

Skënderbeu nga ana tjetër mban vendin e tetë me 21 pikë. Ndërsa gjërat nuk janë aspak mirë për Luftëtarin dhe Flamurtarin që duken të destinuar të bien nga kategoria, pasi pas 17 javësh kanë 11 dhe 6 pikë, respektivisht.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"