RENDITJA, JAVA 7/ Kampionat i “çmendur”, 4 ekipe kryesojnë Superioren. Ja tabela e klasifikimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 19:49

RENDITJA, JAVA 7/ Kampionat i “çmendur”, 4 ekipe kryesojnë Superioren. Ja tabela e klasifikimit

Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme javën e shtatë, dhe tabela e klasifikimit ka marrë një konfigurim tejet interesant.

Kategoria Superiore 81

Plot katër janë skuadrat që gjenden në kryesim, me nga 12 pikë. Vllaznia, Bylisi, Teuta dhe Skënderbeu, ndajnë të gjitha kreun e tabelës, ndërkohë që më poshtë, në vendin e pestë dhe të gjashtë, renditen Partizani dhe Tirana me nga 11 pikë.

Kukësi mbetet në vendin e shtatë me 10 pikë, ndërsa vetëm vendi i tetë për Laçin, me 7 pikë. Luftëtari i parafundit në renditje, me 5 pikë, ndërsa mbyll Flamurtari me 2 pikë.

renditja java 7.

(Renditja sipas FSHF)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"