RENDITJA, JAVA 12/ Partizani parakalon Skënderbeun, “demat” komandojnë. Rrëshqet Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 23:46

RENDITJA, JAVA 12/ Partizani parakalon Skënderbeun, “demat” komandojnë. Rrëshqet Kukësi

Kategoria Superiore luajti këtë mesjavë ndeshjet e javës së 12-të, dhe rezultatet surprizë nuk munguan, gjë që solli edhe ndryshime në renditje. Laçi mundi Skënderbeun, dhe nga ky hap fals i kampionëve në fuqi përfitoi Partizani, i cili me fitoren ndaj Kastriotit, shkoi në 28 pikë, ndërsa korçarët zbresin të dytët, me 26 pikë.

kategoria-superiore

Laçi i treti, me 22 pikë ndërsa Teuta afrohet akoma më shumë me vendet e Europës, e katërta me 21 pikë. Rrëshqet në vendin e pestë Kukësi, që mbetet në kuotën e 20 pikëve, ndërsa ndjek Flamurtari me 19 pikë.

Më poshtë renditen në vendin e shtatë dhe të tetë, Tirana e Luftëtari, të dyja me 10 pikë, ndërsa klasifikimin e mbyllin Kamza me 8 dhe Kastrioti me 4 pikë.

renditja java 12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"