Renditja/ Ja cilat janë skuadrat me më pak pikë se një vit më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 10:21

Renditja/ Ja cilat janë skuadrat me më pak pikë se një vit më parë

Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar futbollistik, dy kundërshtarët e javës së fundit, Kukësi dhe Partizani, aktualisht kanë më pak pikë në tabelën e klasifikimit. Pas 11 javësh, një vit më parë, verilindorët kishin 23 pikë dhe ishin në vendin e dytë në klasifikim, ndërsa të kuqtë kishin 20 pikë dhe ishin në vendin e tretë.

Kukesi

Aktualisht Kukësi ka 19 pikë, pra, katër pikë më pak se në sezonin ku dolën kampion për herë të parë. Partizani ka 14 pikë ose e thënë ndryshe, gjashtë pikë më pak. Skënderbeu ishte kryesues edhe një vit më parë, por tani kanë 4 pikë më shumë në renditje. Flamurtari ka një progres të dukshëm, pasi 7 pikë më shumë se në edicionin e shkuar.
Renditja

Renditja aktuale

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"