RENDITJA E UEFA-s/ Liga e Kombeve, ja cili rezulton lojtari më i mirë te Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2020 | 15:08

RENDITJA E UEFA-s/ Liga e Kombeve, ja cili rezulton lojtari më i mirë te Shqipëria

Në renditjen e UEFA-s, për futbollistët referuar angazhimit të tyre me kombëtaret europiane, Berat Gjimshiti kryeson listën e kuqezinjve. Për Kombëtaren shqiptare, vendi i parë është ai në pozicionin 246 që mbahet nga futbollisti i Atalantës. Edhe dy të tjerët pas tij janë sërish mbrojtës, duke e konfirmuar prapavijën si një nga repartet më të mira.
Gjimshiti
Pas 759 pikëve të Gjimshitit, Ismajli si i dyti numëron 696 pikë që e rendisin në vendin e 296-të. I treti është Frederik Veseli me 601 pikë në vend të 362-të. Keidi Bare, Sokol Cikalleshi dhe Kastriot Dermaku plotësojnë më tej renditjen e shqiptarëve. Ledian Memushaj dhe Odise Roshi ndiqen nga dy portierët Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha për të kompletuar dhjetë kuqezinjtë me renditjen më të lartë.
roshiiii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"