Renditja e Superiores / Vllaznia humb mundësinë t’i bëjë presion kreut, si ndryshon situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 11

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 19:34

Renditja e Superiores / Vllaznia humb mundësinë t’i bëjë presion kreut, si ndryshon situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 11

Java e 11 e Kategorisë Superiore ka filluar me dy ndeshje që kanë prodhuar rezultate interesante, pasi përplaseshin skuadra që luftojnë për kreun dhe për Europën.

bandicam 2021-12-03 17-25-01-365

Laçi ka marrë një fitore bindëse ndaj Dinamos, duke i dhënë fund serisë së dy ndeshjeve pa suksese e duke kapërcyer blutë në klasifikim, për t’u pozicionuar përsëri në vendin e katërt e kërcënuar treshen që ka më lart. Ndërkohë, Dinamo ka rrëshqitur në vendin e 6 e tashmë edhe duhet të fillojë të shohë pas, sepse 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit nuk është një bilanc që përputhet me pretendimet që ka.

Sakaq, Vllaznia ka barazuar me Teutën, por ka humbur mundësinë për t’iu afruar edhe më shumë dyshes Tirana-Kukësi që është pak më e shkëputur në kryesim. Edhe Teuta mbetet në distance mëse të arritshme për të paktën vendin e tretë me këtë barazim, ndonëse si në edicionin e kaluar po vuan përsëri që të gjejë fitoret në pjesën e parë të kampionatit.

JAVA 11
Të premten

Laçi-Dinamo 5-0

Teuta-Vllaznia 1-1

Të shtunën

Egnatia—Tirana 13:45

Kastrioti-Kukësi 13:45

Partizani-Skënderbeu 16:45

renditja

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"