RENDITJA E SUPERIORES/ Tirana triumfon në derbi dhe i shkon -1 kryesuesve të Partizanit, nënkampionët e Laçit prekin fundin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 21:03

RENDITJA E SUPERIORES/ Tirana triumfon në derbi dhe i shkon -1 kryesuesve të Partizanit, nënkampionët e Laçit prekin fundin

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, që përfundoi me rezultatin 0-2, mbylli këtë javë të gjashtë të Superiores. Edhe pse me 10 lojtarë në fushë prej minutës së 37-të, kampionët në fuqi, arritën të triumfonin, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes, me vetëm 1 pikë më pak se Partizani kryesues.

superiore

“Demat e Kuq”, të drejtuar nga trajneri Kolela, kanë arritur të sigurojnë 12 pikë në 6 javësh, në kuotën e 11 pikëve është Tirana. Për sa i përket vendit të tretë, ai mbahet nga Bylisi, me 11 pikë, po aq sa Erzeni i vendit të katërt. Aty pranë ndodhet edhe Vllaznia me 10 pikë.

Për të vazhduar më pas me Egnatian, Kastriotin, Kukësin dhe Teutën. Në fund tabela mbyllet nga nënkampionët e sezonit të kaluar, Laçi, me vetëm 3 pikë në 6 javë.

RENDITJA PAS PËRFUNDIMIT TË JAVËS SË GJASHTË: renditja java 6

REZULTATET E SFIDAVE TË JAVËS SË GJASHTË: 

REZULTATET6

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"