Renditja e Superiores / Tirana tenton shkëputjen e radhës, ja si është situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 12

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2021 | 20:18

Renditja e Superiores / Tirana tenton shkëputjen e radhës, ja si është situata pas dy ndeshjeve të para të javës së 12

Dy duelet e para të javës së 12 të Abissnet Superiore kanë sjellë rezultate të rëndësishme sa i përket ecurisë së skuadrave, sidomos atyre që dolën me tre pikët nga duelet e sotme.

Kategoria Superiore Topi

Tirana ka mundur me shifrat 3-0 Kastriotin dhe bën tentativën e radhës për arrati, duke shpresuar në një ndalesë të Kukësit që i ishte afruar në javët e fundit. Pasi thyen Egnatian që u kishte marrë pikë në fazën e parë, bardheblutë kaluan edhe Kastriotin duke treguar se mund të bëjnë edhe më mirë se në pjesën e parë të kampionatit Ndërsa krutanët e shohin veten gjithnjë e më të zhytur në fundin e klasifikimit dhe të pafuqishëm për të reaguar.

Ndeshja mes Dinamos dhe Teutës ka shërbyer për të kthyer durrsakët përsëri në grupin e skuadrave që luftojnë për Europën. Me tre pikët e siguruara sot, ekipi i drejtuar nga Renato Arapi i bashkohet në të njëjtën kuotë pikësh Vllaznisë e cila mban aktualisht vendin e tretë në klasifikim. Ndërkaq Dinamo mbetet në kuotën e 13 pikëve e duhet të shohë nga pas, sepse me formën që po kalon, mund të përfshihet në vorbullën e mbijetesës.

JAVA 12
Të martën
Tirana-Kastrioti 3-0
Dinamo-Teuta 0-1
Të mërkurën
Skënderbeu-Egnatia 16:45
Vllaznia-Partizani 16:45
Të enjten
Kukësi-Laçi 13:45

renditja

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"