Renditja e Superiores / Tirana humb mundësinë e arratisë, tani edhe Vllaznia bëhet kërcënuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 21:43

Renditja e Superiores / Tirana humb mundësinë e arratisë, tani edhe Vllaznia bëhet kërcënuese

Ndeshjet e të shtunës në Kategorinë Superiore kanë sjellë disa lëvizje të rëndësishme në tabelën e kualifikimit, edhe pse mbeten 2 ndeshje për t’u luajtur për të plotësuar tablonë e javës së 10.

Kategoria Superiore Topi

Tirana sigurisht mbetet e palëvizur në majën e klasifikimit, por me barazimin e sotëm ndaj Skënderbeut, bardheblutë humbin një mundësi të mirë për të vazhduar arratinë e tyre dhe shohin skuadrat që i ndjekin në klasifikim t’u afrohen edhe më shumë.

Ajo që ka përfituar është padyshim Vllaznia, e cila me vetëm 5 pikë larg bardhebluve, sheh një largësi mëse të rikuperueshme në vijim, duke e përfshirë veten që sot në listën e skuadrave pretendente.

Një pikë shumë e rëndësishme ishe edhe ajo e siguruar nga Skënderbeu, pasi vë më shumë nën trysni skuadrat e Egnatias dhe Dinamos të cilat gjenden sipër saj në klasifikim e tashmë kërcënohen realisht nga korçarët që po kalojnë një fazë të mirë në kampionat.

JAVA 10
Të premten
Partizani-Teuta 2-1
90’ (p) Zhunior, 90’+6’ Cara / 26’ Gjorgiev
Të shtunën
Skënderbeu-Tirana 0-0
Vllaznia-Laçi 1-0
49’ Da Silva
Të dielën
Dinamo-Kastrioti 13:45
Kukësi-Egnatia 13:45

sdsdasdasdasdas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"