Renditja e Superiores/ Partizani ngjitet në vendin e 5-të, Kamza “ëndërron” Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 10:30

Renditja e Superiores/ Partizani ngjitet në vendin e 5-të, Kamza “ëndërron” Europën

U luajtën ditën e djeshme 4 takimet e javës së 6-t të Kategorisë Superiore ku Partizani i Mark Iulianos fitoi në shtëpi ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-0 duke u ngjitur në vendin e 5-të në renditje.

Partizani

Një fitore e artë edhe për Kamzën e trajnerit Ndreu që mposhti Vllazninë në shtëpi dhe tashmë ndodhet në vendin e 4-t në kuotën e 9 pikëve. Kryesuesit e Skënderbeut bënë detyrën në takimin e zhvilluar ditën e dielë, duke fituar me rezultatin 4-1 ndaj Lushnjës së vendit të fundit.

Skenderbeu

Në hapin e Skënderbeut edhe kampionet në fuqi të Kukësit, të cilët pas përfundimit të javës së 6-të mbajnë vendin e dytë në renditje. Verilindorët triumfuan në shtëpi ndaj Teutës me rezultatin 4-2. Ndërkoh sfida tjetër mes Laçit dhe Flamurtarit u mbyll në barazimim 1-1.

Më poshtë ju servirimi edhe renditjen si dhe përballjet e javës së 7-të

Kategoria Superiore

JAVA E 7-të

TË SHTUNËN

Lushnja-Laçi 14:00

Luftëtari-Kukësi 14:00

TË DIELËN

Vllaznia-Partizani 14:00

Flamurtari-Kamza 17:00

TË HËNËN

Teuta-Skënderbeu 17:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"