RENDITJA E SUPERIORES/ Dy barazime që hapin shumë skenarë, ja si ndryshon situata pas ndeshjeve të para të javës së 26

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 21:44

RENDITJA E SUPERIORES/ Dy barazime që hapin shumë skenarë, ja si ndryshon situata pas ndeshjeve të para të javës së 26

Kategoria Superiore në këtë sezon mund të shohë të hapen shumë skenarë nga rezultatet që prodhon javë pas jave. Kështu ka ndodhur edhe pas dy sfidave të para të javës së 26, të cilat kanë frenuar në vend ekipe që luftojnë për çdo objektiv të mundshëm.

superiore

Tirana kryesuese ka humbur “bonusin” e javës së kaluar teksa është ndalur në barazim nga Bylisi, duke i dhënë mundësinë ndjekësve që të afrohen përsëri. Ndërsa ballshiotët marrin një pikë shprese për të mbijetuar në këtë edicion.

Dueli mes Erzenit dhe Kukësit, rivale për një vend në Europë, i jep mundësinë shijakasve që për momentin të ngjiten në vendin e tretë, teksa edhe verilindorët janë aty afër, duke synuar që të kthehen në garë për një vend në podium nëpërmjet kampionatit.

REZULTATET
E shtunë
Bylis-Tirana 1-1
Erzeni-Kukësi 1-1

E diel
Egnatia-Teuta ora 13:00
Laçi-Vllaznia ora 13:00
Partizani-Kastrioti ora 16:00

dfgdfgfdggddgf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"